Ndërlidhjet

Bjellorusi: Protestë kundër taksës për të papunët


Pamje nga protesta e sotme në Pinks të Bjellorusisë
Pamje nga protesta e sotme në Pinks të Bjellorusisë

Qindra njerëz kanë protrestuar sot në qytetin Pinks në Bjellorusi, me ç’rast kanë kërkuar anulimin e legjislacionit me të cilin imponohen taksa kundër njerëzve të papunë.

Protesta e sotme ishte e fundit në serinë e demonstratave kundër këtij legjislacioni, megjithë faktin se presidenti autoritar, Alyaksandr Lukashenka, ka shpallur se e ka suspenduar zbatimin e tij për një vit, me qëllim që të “korrigjohet” dhe të paraqitet vitin e ardhshëm.

Zoti Lukashneka tha se legjislacioni, që është përkujtim i legjislacionit të periudhës ish-sovjetike, ishte i nevojshëm për ta luftuar atë që ai e quajti “parazitizëm social”.

Por, ky legjislacion ka shkaktuar protesta në gjithë Bjellorusinë 10 milionëshe.

XS
SM
MD
LG