Ndërlidhjet

Afganistan: Janë vrarë dhjetëra militantë talibanë


Forcat afgane gjatë përgatitjeve për një operacion të mëparshëm kundër militanëtve talibanë në provincën Helmand

Së paku 31 talibanë militantë janë vrarë, përfshirë një komandant lokal, dhe 9 të tjerë janë plagosur, gjatë një operacioni të ushtrisë afgane në pjesën jugore të Afganistanit, kanë thënë zyrtarët qeveritarë.

Operacioni u zhvillua në provincën Helmand, gjatë 24 orëve të fundit, ka raportuar sot Zyra për media e qverisë së Afganistanit.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe komandanti lokal taliban, Mullah Ewaz.

Ministria e brendshme e Afganistanit dje ka njoftuar se forcat e sigurisë i kanë vrarë 51 militantë të armatosur në operacionet në gjithë vendin, gjatë 24 orëve të mëparshme.

XS
SM
MD
LG