Ndërlidhjet

Siri: Numri i të vrarëve nga sulmet me bomba arriti në 59 vetë


Pamje nga shkatërrimet e luftës në një lagje afër kryeqytetit Damask në Siri
Pamje nga shkatërrimet e luftës në një lagje afër kryeqytetit Damask në Siri

Nga dy sulme me bomba në pjesën e vjetër të kryeqytetit Damask në Siri, dje janë vrarë së paku 59 vetë dhe plagosur më se 100 të tjerë, ka raportuar Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri.

Ka pasur raporte kundërthënëse për shkaqet e eksplodimit afër varrezave Bab al-Saghir në një lagje të Damaskut, ku gjenden disa tempuj religjioz shiitë, të cilët vizitohen nga pelegrinët e gjithë botës.

Agjencia shtetërore e lajmeve, SANA, ka raportuar se “dy bomba të vendosura nga terroristët kanë eksploduar”.

Por, stacioni televiziv, Al-Maydeen, me seli në Liban, ka raportuar se një bombë në një rrugë ka eksploduar derisa atypari kalonte një autobus, ndërsa një sulmues vetëvrasës e ka aktivizuar eksplozivin në trupin e tij afër një autobusi tjetër.

Burime lokale të sigurisë i kanë thënë agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, se me këto bomba ishin sulmuar vizitorët iranianë në tempullin e myslimanëve shiitë.

Por, Ministria e jashtme e Irakut tha se së paku 40 irakianë shiitë janë vrarë dhe 120 të tjerë janë plagosur.

Askush nuk e ka marrë prëgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm.

XS
SM
MD
LG