Ndërlidhjet

Policia e Kosovës arreston pesë të dyshuar për vepra penale


Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar të përfshirë në vepra penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’, në sasi prej rreth 80 kg marihuanë dhe “armëmbajtje pa leje”

"Me urdhër të prokurorit kompetent, është realizuar ky operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar, të cilët fillimisht kanë qenë në posedim të 32 kg marihuanë dhe më pastaj, pas kontrollimit të lokacioneve, prona të personave të dyshuar, është gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme e substance narkotike, e cila në total arrin peshën prej 79 kg e 863 gr, marihuanë", thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia bën të ditur se tre nga të arrestuarit janë shtetas të Serbisë dhe dy shtetas të Kosovës.

XS
SM
MD
LG