Ndërlidhjet

Rumani: Nga epidemia e fruthit kanë vdekur 17 fëmijë


Pamje gjatë dhënies së vaksinës kundër fruthit
Pamje gjatë dhënies së vaksinës kundër fruthit

Së paku 17 fëmijë kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë infektuar prej shtatorit të vitit 2016, nga përhapja e fruthit në Rumani, ka thënë Ministria e shëndetësisë e këtij vendi.

Ministri i shëndetësisë, Florian Bodog, tha mbrëmë se 3,400 njerëz janë infektuar me këtë sëmundje.

Sipas tij, asnjëri prej fëmijëve, që kanë vdekur, nuk ishte i vaksionuar. Fëmija i fundit që ka vdekur ishte i moshës 1 vjeçare.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rekomanduar dy doza të vaksinës, ndërsa njëra duhet të merret kur fëmija ta mbush një vit.

Bodog tha se vetëm 80% e rumunëve e marrin dozën e parë dhe 50% e marrin dozën e dytë.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka tërhequr vërejtjen se ekzison rrezik i “lartë” që fruthi të përhapet nga Rumania në vendet fqinje.

XS
SM
MD
LG