Ndërlidhjet

McCain i kërkon prova Trumpit për “përgjimin” nga Obama


Senatori John McCain
Senatori John McCain

Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, i bëri thirrje presidentit Donald Trump të japë prova mbi pretendimet se paraardhëri i tij, Barack Obama, e ka përgjuar atë gjatë fushatës presidenciale më 2016.

“Mendoj se presidenti i ka dy zgjedhje: ose të tërheqë akuzën, ose të japë informacionet që i meriton populli amerikan, sepse, nëse presidenti Obama ka shkelur ligjin, kemi të bëjmë me një çështje serioze”, tha McCain, kritik i shpeshtë i Trumpit, në një intervistë për televizionin CNN.

Trump e bëri akuzën në një postim në Twitter më 4 mars, ndërsa Obama, përmes zëdhënësit, e hodhi poshtë.

Me ligjin amerikan, presidentët nuk mund të urdhërojnë përgjime. Qeveria federale mund t'i kërkojë gjykatës të autorizojë përgjimet, por duhet të ketë justifikim.

XS
SM
MD
LG