Ndërlidhjet

I dërguari i SHBA-së: Luftëtarët e IS-it në Mosul do të vdesin


Mosul, Irak
Mosul, Irak

I dërguari i Shteteve të Bashkuara në koalicionin kundër militantëve të Shtetit Islamik në Mosul tha se militantët e mbetur në këtë qytet, do të vdesin.

Breet McGurk i bëri komentet derisa forcat irakiane rikthyen një të tretën e pjesës perëndimore të qytetit nga kontrolli i grupi ekstremist.

Forcat irakiane kanë marrë anën lindore të Mosulit në janar, ndërsa vazhdojnë ofensivën në perëndim.

“Çdo luftëtar (v.j. i Shtetit Islamik) që ka mbetur në Mosul, do të vdesë atje. Ne jemi të angazhuar jo vetëm që t’i mundim, por edhe të sigurojmë që nuk kanë shpëtim”, tha McGurk.

Shteti Islamik ka marrë kontrollin e Mosulit, qytetit të dytë më të madh të Irkaut, në vitin 2014.

Forcat qeveritare të Irakut, luftëtarët kurdë Peshmerga, fiset arabe sunite dhe milicitë shiite, të mbështetura nga sulmet e koalicionit që udhëheq SHBA-ja, kanë nisur ofensivën për rikthimin e tij në tetor të vitit 2016.

XS
SM
MD
LG