Ndërlidhjet

Kongresisti republikan mbështet Wildersin, politikanin anti-mysliman


Politikani holandez anti-mysliman, Geert Wildres.

Kongresisti republikan i Shteteve të Bashkuara, Steve King, nxiti reagime të ashpra në mediat sociale, pasi, me një postim në Twitter, shprehu mbështetjen e tij për politikanin holandez anti-mysliman, Geert Wildres.

“Wilders e di se kultura dhe demografia janë fati ynë. Ne nuk mund të kthejmë qytetërimin me foshnjat e dikujt tjetër”, shkroi King.

King, përfaqësues nga shteti i Ajoas, është mbështetës i fuqishëm i ndalimit të shtetësisë automatike për fëmijët që lindin në SHBA.

Me Kushtetutën amerikane, të gjithë fëmijët që lindin në SHBA marrin nënshtetësinë, përfshirë edhe fëmijët e familjeve që jetojnë ilegalisht në Amerikë.

Komentet e Kingut mbi Wildersin bënë që përdoruesit e rrjeteve sociale ta akuzojnë atë për nxitje të “nacionalizmit të bardhë”.

Wilders, partia populiste e të cilit pritet të dalë mirë në zgjedhjet parlamentare në Holandë të mërkurën, është nën mbrojtje 24-orëshe të policisë për më shumë se një dekadë, për shkak të kërcënimeve me vdekje.

Ai është gjetur fajtor për gjuhë të urrjejtjes, pasi ka premtuar se do të zvogëlojë numrin e marokienëve në vend, vitin e kaluar, por atij nuk i është shqiptuar ndonjë dënim.

XS
SM
MD
LG