Ndërlidhjet

BE vazhdon sanksionet për aneksimin e Krimesë


Ilustrim
Ilustrim

Bashkimi Evropian i vazhdoi sanksionet kundër dhjetëra individëve dhe subjekteve, për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia.

Ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së u pajtuan sot për vazhdimin e sanksioneve kundër 150 individëve dhe 37 subjekteve, që, sipas Brukselit, janë përgjegjëse për veprime kundër integritetit territorial të Ukrainës.

Sanksionet ekzistuese do të skadonin më 15 mars.

Sanksionet që përfshijnë ngrirje të aseteve dhe bllokim të vizave, janë vazhduar dhe zgjeruar disa herë nga zyrtarët evropianë në Bruksel, prejse Rusia ka aneksuar ilegalisht Krimenë në mars të vitit 2014.

Lista e zyrtarëve të sanksionuar përfshin zëvendëskryeministrin rus, Dmitry Rogozin, shefin e shtabit të forcave të armatosura ruse, Valery Gerasimov, pastaj Sergei Glazyevin, këshilltar i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe Dmitry Kiselyovin, të cilin shumë e cilësojnë si shef të propagandës së Kremlinit.

Nga sanksionet e BE-së goditen edhe 37 subjekte, që përfshijnë kompani aktive në Krime dhe batalione ushtarake, të formuara nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Sanksionet ekonomike të BE-së kundër sektorëve të energjisë, ushtrisë dhe financave të Rusisë pritet të përtërihen në qershor.

XS
SM
MD
LG