Ndërlidhjet

Vuçiq: I gatshëm ta vazhdoj dialogun me Prishtinën


Aleksandar Vuçiq
Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se është i gatshëm ta vazhdoj dialogun me Kosovën.

“Ne jemi të gatshëm për dialog sot, nesër dhe çdo ditë. Më duket se disa në botë nuk e kuptojnë sa duhet seriozisht përkushtimin e Prishtinës për refuzimin e dialogut, që më frikëson, jo në aspektin e fuqisë së tyre dhe të asaj se çka do të mund të bënin kundër nesh, por për arsye se çfarëdo lloji i jostabilitetit është shumë i dëmshëm për ne”, tha sot Vuçiq në Beograd, duke u përgjegjur në pyetjen e një gazetari se kur pritet vazhdimi i dialogut me Kosovën, duke pasur parasysh se Kuvendi i Kosovës e ka miratuar një rezolutë me të cilën kërkohet ndërprerja e dialogut Kosovë – Serbi, derisa ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk lirohet nga Franca.

Aktualisht, zoti Haradinaj mbahet në Francë nën masën e lirimit me kusht, deri në përfundim të procedurave gjyqësore lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e tij. Haradinaj ka vlerësuar se kjo procedurë kundër tij është çështje politike.

Seanca e ardhshme për këtë çështje mbahet më 6 prill në një gjykatë në Colmar të Francës.

XS
SM
MD
LG