Ndërlidhjet

OKB: Hapësira demokratike në Iran tejet e kufizuar


Asma Jahangir
Asma Jahangir

Raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për Iranin, Asma Jahangir, thotë se të drejtat e njeriut në Iran janë nën presion, aktivistët dhe artistët burgosen, ndërsa njerëzit ekzekutohen në shkallë “alarmante”.

“Të gjitha raportet indikojnë nivel të lartë të kontrollit ndaj shtetasve dhe se hapësira demokratike është tejet e kufizuar”, tha sot Jahangir në mbledhjen e Këshillit për të drejtat e njeriut të OKB-së në Gjenevë.

Mëtutje, ajo ka theksuar se tri personalitete opozitare, që publikisht i kanë sfiduar rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidentiiale në Iran, në vitin 2009, janë mbajtur nën arrest shtëpiak për afro 6 vjet, pa ndonjë akuzë të ngritur.

Vitin e kaluar janë ekzekutuar së paku 530 njerëz, ndërsa deri tash këtë vit, ky numër ka arritur në 156, ka thënë Jahangir, dhe ka shtuar se së paku 5 prej të ekzekutuarve vitin e kaluar ishin nën 18 vjet.

XS
SM
MD
LG