Ndërlidhjet

BE nuk i njeh zgjedhjet e mbajtura në rajonin e Abkazisë


Ilustrim

Bashkimi Evropian thotë se nuk do të njoh, siç ka thënë “të ashtuquajturat zgjedhje”, të mbajtura nga separatistët e mbështetur nga Rusia më 12 mars në rajonin e shkëputur gjeorgjian të Abkazisë.

Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se BE “mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë, që njihet nga ligji ndërkombëtar”.

Ajo ka shtuar se “Bashkimi Evropian nuk njeh kornizën kushtetuese dhe ligjore me të cilën janë mbajtur këto zgjedhje”.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu nuk njohin zgjedhjet e mbajtura në Abkazi.

Ministria e Jashtme e Gjeorgjisë po ashtu ka dënuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, duke i quajtur ato “një përpjekje tjetër për të legjitimuar spastrimin etnik, ndërhyrjen ushtarake dhe okupimin, si rezultat i agresionit rus ndaj shtetësisë gjeorgjiane”.

Abkazia është shkëputur nga qeverisja qendrore në luftën e vitit 1992-93. Rusia ka njohur pavarësinë e Abkazisë dhe rajonit tjetër të shkëputur, Osetisë Jugore, pas një lufte pesë ditore ndaj Tbilisit më 2008.

XS
SM
MD
LG