Ndërlidhjet

Egjipt: Prokurori urdhëron lirimin e Mubarakut


Hosni Mubarak, foto nga arkivi
Hosni Mubarak, foto nga arkivi

Agjencia shtetërore e lajmeve në Egjipt raporton se një prokuror në Kajro ka urdhëruar lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit Hosni Mubarak, duke i dhënë fund procedurave ligjore që kanë zgjatur pothuajse gjashtë vjet ndaj udhëheqësit autokrat.

Raportohet se prokurori Ibrahim Saleh, ka urdhëruar lirimin e Mubarakut sot, pasi ka pranuar një peticion nga avokatët mbrojtës për lirim, bazuar në periudhën që tashmë ai ka qëndruar në burg, raporton AP.

Mubarak, 88 vjeçar, më 2 mars u shpall i pafajshëm nga gjykata e lartë e apelit, për akuzat se ai kishte urdhëruar vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes së vitit 2011, që i dhanë fund sundimit të tij 29-vjeçar.

Peticioni argumentonte se Mubarak ka mbajtur dënimin prej tre vjetësh burgim për keqpërdorim të fondeve shtetërore, derisa ka qenë në paraburgim për rastin gjyqësor për protestat e vitit 2011.

Mubarak, që prej arrestimit të tij më 2011, ka kaluar pothuajse gjashtë vjetët e fundit në spital.

XS
SM
MD
LG