Ndërlidhjet

SHBA: Dëbora e shtyu takimin Trump – Merkel


Angela Merkel dhe Donald Trump

Një stuhi e fuqishme e dëborës në Bregun lindor tëShteteve të Bashkuara e ka detyruar Shtëpinë e Bardhë për ta shtyrë takimin ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump, dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, deri më 17 mars.

Zonja Merkel ishte në rrugën e saj për në aeroportin e Berlinit, për të fluturuar në Uashington, kur atë me telefon e ka thirrë Donald Trump për ta informuar përkushtet e këqia atmosferike.

Të dy palët u pajtuan për ta shtyrë takimin, që ishte paraparë për sot, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Ky do të jetë takimi i parë ndërmjet dy liderëve.

XS
SM
MD
LG