Ndërlidhjet

Reuters: Duket se Rusia ka vendosur forca afër kufirit të Libisë në Egjipt


Pjesëtarë të forcave speciale ruse
Pjesëtarë të forcave speciale ruse

Agjencia Reuters ka raportuar sot, duke cituar burime të paemëruara, përfshirë zyrtarë amerikanë dhe egjiptas, se me gjasë, Rusia ka vendosur forca speciale në një bazë ajrore në Egjipt afër kufirit të Libisë.

Këto burime kanë thënë se një vendosje e tillë mund të jetë pjesë e përpjekjeve për mbështetjen e komandantit ushtarak libias, Khalifa Haftar, i cili e kundërshton qeverinë në Libi, që mbështetet nga Kombet e Bashkuara.

Zyrtarë amerikanë i kanë thënë agjencisë Reuters se Shtetet e Bashkuara kanë parë atë që duket se janë forca speciale ruse dhe fluturake pa ekuipazh, në Sidi Barrani të Egjiptit, afro 100 kilometra nga kufiri i Libisë.

Burime të sigurisë së Egjiptit kanë thënë se janë vendosur 22 pjesëtarë të forcave speciale ruse, por kanë refuzuar ta përshkruajnë misionin e tyre dhe thanë se Rusia, po ashtu, në fillim të muajit shkurt të këtij viti, e kishte shfrytëzuar një bazë të Egjiptit.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ende nuk ka bërë komente, ndërsa Egjipti e ka hedhur poshtë çfarëdo pranie të forcave ruse në territorin e vet.

XS
SM
MD
LG