Ndërlidhjet

SHBA: Është zbutur qëndrimi për pretendimet e Trumpit për përgjim


Zëdhënësi i Shtpëisë së Bardhë Sean Spicer

Shtëpia e Bardhë duket se e ka zbutur qëndrimin e saj për akuzat e presidentit, Donald Trump, se paraardhësi i tij, Barack Obama, e kishte përgjuar atë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016.

Kjo lëvizje u bë mbrëmë, derisa Departamenti i drejtësisë ka kërkuar nga ligjvënësit më tepër kohë për të paraqitur dëshmi në mbështetje të akuzave të paprova të presidentit Trump.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, tha se pretendimi i Trumpit kishte parasysh një aspekt të gjërë të “vëzhgimit dhe aktiviteteve të tjera”, kur ai e ka bërë këtë akuzë në një shkrim në Twitter, në fillim të këtij muaji.

Kevin Lewis, zëdhënës i ish-presidentit, Barack Obama, tha se pretendimi i zotit Trump ishte “thjesht i rrejshëm”.

Liderët e Komitetit të Inteligjencës së Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara thanë se do t’i japin afat Departamentit të drejtësisë deri më 20 të këtij muaji, që të paraqesin dëshmi, duke sugjeruar se do ta përdorin të drejtën për t’i thirrë për dëgjim.

Megjithatë, Departamenti i drejtësisë nuk është i obliguar t’i përgjigjet kërkesës së ligjvënësve e as që ta plotësoj afatin e dhënë.

XS
SM
MD
LG