Ndërlidhjet

OKB: Siria – katastrofa më e keqe prej Luftës së Dytë Botërore


Pamje nga shkatërrimet e luftës në Siri

Shefi i Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeriut, Zeid Raad al-Hussein, e ka përshkruar konfliktin në Siri si “katastrofën më të madhe të shkaktuar nga njeriu, prej Luftës së Dytë Botërore”, me ç’rast ka cituar torturë të përhapur dhe “valën e gjakderdhjes dhe mizorisë”.

“Sot i gjithë vendi është bërë dhomë torture – vend i tmerrit dhe padrejtësisë absolute”, thuhet në kumtesën e sotme të zotit al-Hussein.

Sipas tij “një numër i njerëzve kanë vuajtur burgosje arbitrare, torturë, rrëmbim dhe zhdukje të detyruar në Siri”.

Ai ka kërkuar lirimin e dhjetëra mijëra njerëzve që mbahen të burgosur nga palët e ndryshme në Siri dhe theksoi se sjellja e kryerësve të krimeve, përfshirë torturës, para drejtësisë, është e domosdoshme për arritjen e paqes së qëndrueshme.

Nga lufta 6 vjeçare në Siri, që filloi me goditjen e qeverisë kundër protestuesve për demokraci, janë vrarë afro 300 mijë njerëz, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur.

XS
SM
MD
LG