Ndërlidhjet

Britani: Parlamenti e miratoi fillimin e negociatave për Brexit


Parlamenti britanik gjatë debatit të djeshëm për Brexit

Parlamenti i Britanisë mbrëmë përfundimisht e ka miratuar legjislacionin, me të cilin kryeministres, Theresa May, i jepet autoriteti për t’i filluar negociatat për largim nga Bashkimi Evropian, i njohur si Brexit.

“Ne tash jemi në prag të negociatave më të rëndësishme për vendin tonë për një gjeneratë”, tha ministri britanik për Brexit, David Davies, dhe paralajmëroi se “do të aktivizohet Artikulli 50 i Marrëveshjes për themelimin e BE-së, deri në fund të këtij muaji ashtu siç ishte planifikuar dhe të arrihet një përfundim, që është në funksion të interesave për gjithë Mbretërinë e Bashkuar”.

Angazhimi i kryeministres May ishte vështirësuar gjatë ditës së djeshme, nga ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, e cila ka kërkuar referendum të ri për pavarësi, që do të mbahej në fund të vitit 2018 ose në fillim të vitit 2019, pasi kushtet e Brexitit të jenë të qarta.

XS
SM
MD
LG