Ndërlidhjet

Peskov: Procesi paqësor në Siri është “kompleks”


Pamje nga bisedimet për paqe në Siri të mbajtura më 16 shkurt të këtij viti në Astana të Kazakistanit

Bisedimet për arritjen e paqes në Siri kanë filluar sot në Astana të Kazakistanit, por meqë në to nuk merr pjesë opozita siriane, duket se gjasët për ndonjë kthesë janë të vogla.

Në bisedime marrin pjesë përfaqësuesit e tri vendeve që i sponzoritojnë bisedimet – Rusia, Turqia dhe Irani – ndërsa grupet opozitare thanë mbrëmë se nuk do të marrin pjesë, duke e akuzuar qeverinë e Sirisë dhe mbështetësin e saj, Rusinë, se nuk e kanë respektuar armëpushimin e arritur në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

I dërguari i qeverisë së Srisë, Bashar al Jaafari, tha se mungesa e opozitës tregon se Turqia nuk i po mban premtimet e veta.

Ankaraja i mbështet disa grupe të sunitëve arabë, që synojnë përmbysjen e qeverisë së presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Duke reaguar ndaj refguzimit të opozitës së Sirisë për të marrë pjesë në bisedime, Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se procesi paqësor është “jashtëzakonisht kompleks”.

Bisedimet e mëparshme në Astana kanë përfnduar pa ndonjë rezultat konkret.

Nga lufta tashmë 6 vjeçare në Siri janë vrarë afro 300 mijë njerëz dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

XS
SM
MD
LG