Ndërlidhjet

SHBA e shqetësuar me arrestimet në Bjellorusi


Protestuesit në Bjellorusi po kundërshtojnë një taksë të posaçme për të papunët

Shtetet e Bashkuara kanë ngritur shqetësimin lidhur me raportimet e grupeve për të drejtat e njeriut, për atë që po cilësohet si goditjen më të madhe ndaj protestusve nga qeveria bjelloruse.

SHBA po monitoron “protestat paqësore që po mbahen në Bjellorusi”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, një zyrtar i Departamentit të Shtetit.

“Ne jemi të shqetësuar me burgosjen e shumë pjesëmarrësve dhe anëtarëve të mediave në protestat e fundit”, ka thënë ky zyrtar.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë në Bjellorusi t’i përmbahet përkushtimeve ndërkombëtare për respektimin e lirisë së shprehjes dhe medias”.

Qindra njerëz në qytete përgjatë Bjellorusisë, javëve të fundit kanë protestuar kundër një takse kundërthënëse për të papunët.

Protesta të tjera janë planifikuar të mbahen, përfshirë këtu një protestë të madhe në Minsk më 15 mars, pavarësisht se presidenti bjellorus, Alyaksandr Lukashenka ka njoftuar mbjedhja e taksave për të papunët do të pezullohet deri më 2018.

Organizata Amnesty International ka thënë më 13 mars se të paktën 48 persona janë arrestuar në Bjellorusi, dhe po akuzohen se kanë marrë pjesë në protesta “të pautorizuara” të mbajtura më 10-12 mars.

XS
SM
MD
LG