Ndërlidhjet

Mbi 80 mijë irakianë janë zhvendosur nga luftimet në Mosulin Perëndimor


Luftimet në Mosulin Perëndimor, 10 mars 2017

Më shumë se 80,000 njerëz janë larguar nga Mosuli Perëndimor, që prej se beteja për rimarrjen e kontrollit të kësaj zone nisin muajin e kaluar, ka thënë sot Organizata Ndërkombëtare për Migrantë (IOM).

Forcat irakiane nisën ofensivën për rimarrjen e Mosulit Perëndimor nga militantët e Shtetit Islamik më 19 shkurt.

Organizata për Migrantët thotë se ka nisur të regjistrojë zhvendosjen e popullsisë nga kjo zonë, gjashtë ditë pasi ka nisur ofensiva. Sipas saj, 80,568 persona janë larguar që atëherë.

Më Mosulin Perëndimor vlerësohet se jetojnë 750,000 mijë banorë.

IS morri nën kontroll këtë qytet më 2014. Forcat irakiane që po mbështeten nga koalicioni ajror i udhëhequr nga SHBA-ja, në janar kanë arritur të marrin nën kontroll pjesën lindore të Mosulit.

Sipas IOM, më shumë se 238,000 njerëz momentalisht janë të zhvendosur, për shkak të luftimeve në zonën e Mosulit, përderisa shumë të tjerë, më vonë janë rikthyer në shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG