Ndërlidhjet

Më shumë se 800 punëtorë shëndetësorë janë vrarë në Siri


Alepo, Siri

Më shumë se 800 punëtorë shëndetësorë kanë vdekur “në aktet e krimeve të luftës” në Siri, që prej vitit 2011, thuhet në një raport.

Në raportin e publikuar nga gazeta mjekësore The Lancet, thuhet se shumica e viktimave kanë vdekur në bombardimet e spitaleve, të shtënave, torturave dhe ekzekutimeve, të kryera kryesisht nga forcat e mbështetura nga qeveria.

Vlerësohet se 15,000 mjekë janë larguar nga Siria, duke bërë që qindra mijëra civilë të mos kenë qasje në kujdesin themelor.

“Komuniteti ndërkombëtar ka lënë që këto shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave humanitare, në masë të madhe të mbesin pa përgjigje”, kanë thënë autorët e këtij raporti.

Analiza është kryer nga ekspertët nga universitetet në Bejrut, Britani, Shtetet e Bashkuara, si dhe nga Shoqata mjekësore siriane-amerikane dhe shumë organizata të tjera joqeveritare.

XS
SM
MD
LG