Ndërlidhjet

Libi: Zyrtari opozitar thotë se Rusia i ka ofruar ndihmë ushtarake


Udhëheqësi i ushtrisë opozitare në Libi, Khalifa Haftar
Udhëheqësi i ushtrisë opozitare në Libi, Khalifa Haftar

Qeveria opozitare e Libisë në lindje të vendit, që kundërshton udhëheqësinë në Tripoli të mbështetur nga OKB-ja, ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Rusia dhe ka marrë premtim për mbështetje, ka thënë një zyrtar.

“Shumica e oficerëve tanë janë trajnuar në Rusi dhe shumica prej tyre flasin rusisht dhe dinë të përdorin pajisje ruse”, ka thënë për agjencinë ruse Ria Novosti, Aguila Saleh, kryeparlamentar në qytetin lindor të Tobruk.

“Ne na është premtuar asistencë në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë Saleh, duke u zotuar se ushtria e qeverisë së tij, që udhëhiqet nga Khalifa Haftar, do të marrë nën kontroll fushat e naftës dhe portet detare që momentalisht janë nën kontrollin e qeverisë në Tripoli.

Haftar vitin e kaluar ka udhëtuar për në Moskë dy herë, ku ka folur me ministrin e Mbrotjes së Rusisë.

Saleh ka thënë se 70 ushtarë të forcave të Hafterit, muajin e kaluar janë dërguar në Rusi për trajtim mjekësor.

Deklaratat e Saleh vijnë pasi Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka mohuar raprotimet se ka dërguar trupa në qytetin egjiptian të Sidi Barrani, që gjendet afër lufirit lindor të Libisë.

XS
SM
MD
LG