Ndërlidhjet

Siri: Vriten të paktën 25 persona nga një sulm vetëvrasës me bombë


Forcat e sigurisë, në afërsi të Pallatit të Drejtësisë, ku ndodhi sulmi me bombë
Forcat e sigurisë, në afërsi të Pallatit të Drejtësisë, ku ndodhi sulmi me bombë

Media shtetërore siriane ka thënë se një sulm vetëvrasës me bombë në një gjykatë në Damask, ka vrarë të paktën 25 persona.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA, raporton se një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët e tij brenda Pallatit të Drejtësisë, që gjendet në kryeqytetin sirian.

SANA raporton se nga ky sulm ka edhe të plagosur.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për ëktë sulm.

Shpërthimi i sotëm vjen pas dy sulmeve më 11 mars, që vranë të paktën 40 persona në Damask. Ish-aleati i Al-Qaedas në Siri, Fateh al-Sham, që më parë njihej me emrin Fronti Al-Nusra, ka marrë përgjegjësinë për dy sulmet.

XS
SM
MD
LG