Ndërlidhjet

Aktakuzë kundër një ministri dhe dy zyrtarëve tjerë qeveritarë


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër tre të pandehurve D.J., N.S. dhe M.P, njëri prej tyre ministër, njëri sekretar i përgjithshëm, si dhe njëri drejtor i departamentit të administratës dhe financave në ministrinë përkatëse.

Lajmi është konfirmuar përmes një komunikate përmedie nga kjo prokurori.

Tre të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë.

Sipas aktakuzës, tre të pandehurit, në cilësinë e personave zyrtarë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i kanë tejkaluar kompetencat dhe autorizimet e tyre, me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër dhe njëkohësisht t'i shkaktojnë dëme Ministrisë përkatëse.

XS
SM
MD
LG