Ndërlidhjet

Kryeministri i Holandës shpall fitoren në zgjedhje


Kryeministri i Holandës, Mark Rutte.
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, shënoi fitore kundrejt politikanit anti-islamik, Geert Wilders, në zgjedhjet parlamentare, të mërkurën.

"Holanda i tha 'stop' llojit të keq të populizmit. Duam t'i përmbahemi trendit që kemi: të sigurt, të qëndrueshëm dhe të begattë", u tha Rutte mbështetësve në Hagë.

Me më shumë se 90 përqind të votave të numëruara, Partia Popullore për Liri e zotit Rutte ka fituar 33 ulëse në Parlamentin prej 150 vendesh.

Partia Liria e zotit Wilders ka dalë e dyta me 20 ulëse, ndërsa Demokristianët dhe partia e qendrës D66 kanë fituar nga 19 ulëse.

Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 81 përqind.

Liderët evropianë, përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, e uruan kryeministrin e Holandës për fitoren.

"Një votë për Evropën, një votë kundër ekstremistëve", tha Juncker.

Zgjedhjet në Holandë janë të parat prej tri palë zgjedhjeve që mbahen këtë vit në Evropë e që shihen si test për unitetin e Bashkimit Evropian, në kohën e rritjes së ndjenjave nacionaliste në kontinent.

XS
SM
MD
LG