Ndërlidhjet

Tillerson: Shpenzimet e Departamentit të Shtetit, të paqëndrueshme


Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se niveli i shpenzimeve në Departamentin e Shtetit ka qenë "thjesht i paqëndrueshëm" në të kaluarën.

Tillerson i bëri këto komente sot në Tokio, në përgjigje të planeve të presidentit Donald Trump për të zvogëluar buxhetin e Departamentit të Shtetit për rreth 28 përqind.

Ai tha se "niveli i shpenzimeve që ka bërë Departamenti i Shtetit ka qenë i paqëndrueshëm" dhe shtoi se shumëçka mund të realizohet me "më pak dollarë".

Shtëpia e Bardhë ka propozuar një buxhet të kombinuar prej 25.6 miliardë dollarësh për Departamentin e Shtetit dhe Agjencinë për Zhvillim USAID - çfarë do të thotë 28 përqind ulje nga shpenzimet e tanishme.

Shkurtimet e Departamentit të Shtetit janë pjesë e planit buxhetor të Shtëpisë së Bardhë për vitin 2018, i cili po ashtu do të zvogëlojë shpenzimet për ndihmat e huaja dhe programet mjedisore, me qëllim rritjen e shpenzimeve ushtarake.

Buxheti do të prezantohet sot.

XS
SM
MD
LG