Ndërlidhjet

Bomba në letër plagos një punonjës të FMN-së në Paris


Paris, 16 mars 2017.
Paris, 16 mars 2017.

Një bombë në letër ka shpërthyer në zyrën e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Paris, duke plagosur punonjësin që e ka hapur atë, tha policia.

Punonjësi i FMN-së mori plagë në duar dhe fytyrë, ndërsa stafi u evakuua.

Drejtorja e FMN-së, Christine Lagarde, e dënoi, siç tha, "aktin frikacak të dhunës", kundër stafit të FMN-së.

Në një tjetër zhvillim, Ministria e Financave në Berlin zbuloi një pako me bombë dërguar ministrit të Financave, Wolfgang Schaeuble, të mërkurën.

Grupi grek i ekstremit të majtë "Komploti i Qelizave të Zjarrit" tha se ai e ka dërguar pajisjen në Gjermani.

XS
SM
MD
LG