Ndërlidhjet

Tillerson i kërkon Koresë V. të braktisë programin bërthamor


Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, me ministrin e Jashtëm të Japonisë, Fumio Kishida, në Tokio.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i bëri thirrje Koresë së Veriut të braktisë programin bërthamor dhe tha se Phenjani "nuk duhet t'iu frikësohet" Shteteve të Bashkuara.

Tillerson i bëri këto komente të enjten, pasi bisedoi me ministrin e Jashtëm të Japonisë, Fumio Kishida, në Tokio.

Tillerson tha se duhet një "qasje e re" pas dy dekadave të, siç u shpreh, përpjekjeve të dështuara "për ta sjellë Korenë e Veriut në pikën e denuklearizimit".

Tillerson, në udhëtimin e parë në Azi si kryediplomat i SHBA-së, nuk ofroi detaje për mënyrën se si administrata e presidentit Donald Trump do ta trajtojë çështjen.

"Koreja e Veriut dhe njerëzit e saj nuk duhet t'iu frikësohen Shteteve të Bashkuara apo fqinjëve në rajon, që duan vetëm të jetojnë në paqe më Korenë e Veriut", tha Tillerson.

"Duke pasur këtë parasysh, SHBA i bën thirrje Koresë së Veriut të braktisë programet me raketa bërthamore dhe balistike dhe të përmbahet nga çdo provokim tjetër", shtoi Tillerson.

XS
SM
MD
LG