Ndërlidhjet

Trump paraqet planin buxhetor, me zvogëlime fondesh


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paraqiti një plan buxhetor, që do të zvogëlojë fondet për ndihmat e huaja, për Departamentin e Shtetit, për programet mjedisore dhe për nisma të tjera, për t'i hapur rrugë rritjes së shpenzimeve ushtarake.

Në planin e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë të enjten, Trump propozoi rritje për 10 përqind në shpenzimet e mbrojtjes dhe rritje të shpenzimeve për sigurinë kombëtare.

Departamenti i Shtetit dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit janë goditur me reduktimet më të mëdha: 28 përqind, përkatësisht 31 përqind.

Propozimi i qeverisë federale vjen pasi Trump ka premtuar se do ta nxjerrë "Amerikën në vend të parë" dhe se do ta bëjë sigurinë e njerëzve "prioritet numër një".

Ai e emëroi buxhetin prej 3.8 trilionë dollarësh "Amerika e para: Një plan i buxhetit për ta bërë Amerikën të madhe përsëri".

Plani i buxhetit i presidentit republikan hyn në fuqi në vitin fiskal 2018, i cili nis më 1 tetor të këtij viti.

Shumë prej propozimeve pritet të përballen me rezistencë nga ligjvënësit amerikanë në Kongres, mbështetja e të cilëve është kyçe, sepse ata votojnë për të autorizuar ndarjen e mjeteve të qeverisë.

Republikanët kanë kritikuar planet e Trumpit për shkurtime të mëdha në ndihmën e huaj dhe në diplomaci.

XS
SM
MD
LG