Ndërlidhjet

Arrestohen shtatë persona të dyshuar për klonim të kartelave bankare


Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona nën dyshimin e bazuar për hyrje në sistem kompjuterik dhe klonim të kartelave bankare.

“Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 16.03.2016 në rajonin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt, është realizuar operacioni policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e shtatë (7) personave të dyshuar. Si vazhdimësi e këtij operacioni policor janë kontrolluar shtëpitë dhe lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës..

Operacioni policor thuhet të jetë kryer në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit nga njësiti ekonomiko-financiar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit, janë ndaluar për 48 orë në mbajtje policore, për të vazhduar me procedura të mëtejme gjyqësore.

XS
SM
MD
LG