Ndërlidhjet

Francë: Policia e arrestoi një djalosh pas të shtënave


Zjarrfikësit i ndihmojnë një vajze pas të shtënave në shkollën e qytetit Grase në Francë
Zjarrfikësit i ndihmojnë një vajze pas të shtënave në shkollën e qytetit Grase në Francë

Policia franceze e ka arrestuar një djalosh, pasi dy njerëz janë plagosur gjatë të shtënave në një shkollë në pjesën jugore të Francës.

Autoritetet lokale në qytetin Grase thanë sot se dy studentë kanë shtënë kundër mësimdhënësit të tyre, ndërsa njëri prej tyre është arrestuar e tjetri ka ikur.

Këto të shtëna kanë shkaktuar alarm terrori dhe komandosët anti-terror janë vendosur në këtë shkollë.

Nuk ka detaje të tjera.

Qyteti Grase është afro 40 kilometra larg Nicës, ku në muajin korrik të vitit të kaluar, nga një sulm me kamion janë vrarë 86 vetë.

Franca mbetet në gjendje të jashtëzakonshme prej sulmeve vdekjeprurëse në Paris në vitin 2015, nga të cilat u vranë 130 vetë.

XS
SM
MD
LG