Ndërlidhjet

Agjencia britanike i ka hedhur poshtë pretendimet për përgjim të Trumpit


Pamje e agjencisë së inteligjencës GCHQ në Britani
Pamje e agjencisë së inteligjencës GCHQ në Britani

Agjencia e komunikimeve të inteligjencës (GCHQ) në Britani i ka hedhur poshtë pretendimet se ishte pyetur për ta përgjuar presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016.

Ky përgënjeshtrim u bë pasi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, mbrëmë e ka cituar një intervistë në të cilën analisti gjyqësor i rrjetit, Fox News, Andrew Napolitano, tha se burime të inteligjencës i kanë thënë atij se administrata e ish-presidentit, Barack Obama, e ka përdorë agjencinë britanike të quajtur, Selia Qeveritare e Komunikimeve (GCHQ), për evitimin e kufizimeve juridike amerikane për monitorimin e shtetasve të Shteteve të Bashkuara.

Një zëdhënës i agjencisë GCHQ tha se akuzat e Napolitanos “se GCHQ është pyetur të kryejë ‘përgjim’ kundër atëherë presidentit të zgjedhur janë absurde” dhe ka shtuar se “ato janë krejtësisht qesharake dhe duhet injoruar”.

Në një postim në rrjetin Twitter më 4 mars, presidenti amerikan, Donald Trump, ka pretenduar se Obama kishte urdhëruar përgjim të zyrave të tij në Nju Jork.

Një zëdhënës i ish-presidentit Obama këtë akuzë e ka hedhur poshtë kategorikisht

Liderët republikanë dhe demokratë në Komitetin e inteligjencës së Senatit të Shteteve të Bashkuara thanë mbrëmë vonë se “nuk ka indikacione” se zyrat e Trumpit ishin përgjuar para ose gjatë fushatës.

XS
SM
MD
LG