Ndërlidhjet

Tillerson: Aksioni ushtarak kundër K. Veriore është “opsion në tavolinë”


Rex Tillerson gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Seul të Koresë Jugore
Rex Tillerson gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Seul të Koresë Jugore

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, thotë se aksioni ushtarak është “opsion në tavolinë” nëse kërcënimi nga Koreja Veriore rritet.

Mëtutje, duke folur sot në Seul të Koresë Jugore, zoti Tillerson theksoi se politika e “durimit strategjik” ka përfunduar dhe Uashingtoni po i shqyrton në varg masash të reja diplomatike, ekonomike dhe ushtarake kundër Phenianit, për shkak të programit atomik dhe atij të raketave balistike.

Ai e ka mbrojtur vendosjen e sistemit raketor mbrotjës të Shteteve të Bashkuara në Korenë Jugore, lëvizje kjo që e ka zemëruar Kinën dhe Korenë Veriore.

Rex Tillerson tha se Uashigntoni nuk dëshiron konflikt ushtarak, por aksionet e Koresë Veriore i kanë kërcënuar fqinjët e saj dhe Shtetet e Bashkuara do të “përgjigjen në mënyrë adekuate”.

Këto komente, zoti Tillerson i ka bërë pas vizitës në zonën e demilitarizuar, që i ndanë dy Koretë.

XS
SM
MD
LG