Ndërlidhjet

SHBA kundër shkurtimit të dënimeve që shqiptojnë gjykatat


Ilustrim
Ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë tha se "kundërshton fuqishëm" amandamentin e propozuar në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, i cili i siguron çdo të arrestuari llogaritjen e 24 orëve të mbajtjes së burgut si 36 orë të kryerjes së dënimit.

"Ky amandament, ashtu siç është tani, do t’i jepte të drejtë çdo krimineli të dënuar që është duke kryer dënimin me burg, ta ketë dënimin më të shkurtër për 1/3-ën e kohëzgjatjes së dënimit", thuhet në kumtesën që lëshoi të premten ambasada amerikane.

"Kjo po ashtu do të thotë se një trup politik – Kuvendi – është duke e shpallur të gabueshëm çdo vendim të pavarur juridik që rezulton me mbajtje të burgut dhe se çdo dënim me burg në të ardhmen do të jetë më i shkurtër sesa ai që e vendos gjyqtari", vijon kumtesa.

Sipas saj, ky amandament e dobëson parimin e sigurisë ligjore dhe të pavarësisë së gjyqësorit.

Ambasada amerikane po ashtu i bën thirrje Kuvendit që ta refuzojë këtë përpjekje për, siç thotë, dobësimin e sundimit të ligjit dhe të lëvizë përpara me ligje që do ta forconin atë.

Më 9 mars, në Kuvendin e Kosovës është bërë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, por deputetët kosovarë nuk kanë qenë në numër të mjaftueshëm në seancë, duke pamundësuar kuorumin e nevojshëm për ta votuar këtë projektligj.

XS
SM
MD
LG