Ndërlidhjet

Departamenti i Drejtësisë nuk kanë ofruar asnjë dëshmi për përgjimin ndaj Trumpit


Donald Trump para rezidencës së tij në New York, foto nga arkivi

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka dërguar dokumente e kërkuara nga Kongresi, me qëllim që të dëshmohet nëse ish-presidenti Barack Obama ka spiunuar presidentin Donald Trump, ashtu siç pretendon ky i fundit.

Një burim nga qeveria i ka thënë agjencisë Reuters se hetimet e para të dokumenteve tregojnë se nuk ka asnjë dëshmi që konfirmon pretendimet e Trumpit se ai është përgjuar ose vëzhguar vitin e kaluar në rezidencën e tij në Nju Jork.

Departamenti i Drejtësisë mbrëmë ka thënë se i ka dërguar dokumentet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në komitetet për inteligjencë dhe drejtësi të Senatit.

Kryetari i Komitetit për Inteligjencë, Devin Nunes ka thënë se Departamenti i është përgjigjur plotësisht kërkesës së panelit.

Komiteti ka kërkuar kopje të çfarëdo urdhri të gjykatës që ka autorizuar vëzhgimin e Trumpit apo të bashkëpunëtorëve të tij, që mund të jetë lëshuar vitin e kaluar.

Liderët republikanë dhe demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në komitetet e inteligjencës të Senatit, më herët kanë thënë se nuk kanë gjetur të dhëna substanciale që mbështesin pretendimet e Trumpit se paraardhësi i tij, Obama ka urdhëruar agjencitë e SHBA-së që ta spiunojnë.

XS
SM
MD
LG