Ndërlidhjet

I vrari në Paris, i njohur për autoritetet franceze


Aeroporti "Orly", Paris, 18 mars 2017
Aeroporti "Orly", Paris, 18 mars 2017

Forcat e rendit në aeroportin “Orly” të Parisit, kanë vrarë një person, i cili ka tentuar që t’ia marrë armën një ushtareje, duke bërë që autoritetet të mbyllin aeroportin.

Askush nuk është lënduar nga ky incident, i cili vjen në kohën kur Franca është në gatishmëri të lartë, pas një serie të sulmeve të grupeve terroriste, që kanë marrë jetën e më shumë se 230 personave, që prej janarit të vitit 2015.

Ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Le Roux, ka thënë se personi që është vrarë të shtunën, ka qenë i lidhur me një sulm të mëhershëm mbi policinë në veri të Parisit, ku një zyrtar policor ishte lënduar, duke shtuar se ky person “ishte i njohur për policinë dhe shërbimet e inteligjencës”.

Në orën 8 e 30 të mëngjesit të sotëm, një person ka tentuar të sulmojë patrullën e forcave speciale në aeroportin Orly, duke dashur që t’ia marrë armën një ushtareje. Ai nuk ja doli dhe forcat e sigurisë e neutralizuan atë”, ka thënë Le Rouxe, duke shtuar se tashmë është në dorën e Prokurorit të Përgjithshëm të dal me përfundime për këtë çështje.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian, ka shpejguar se çfarë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në aeroport.

Patrulla e forcave ajrore nga Operacioni Sentinel është sulmuar nga një person. Kjo patrullë ishte e përbërë nga tre zyrtarë, përfshirë një rezervistë dhe një ushtare. Ky person ka sulmuar ushtaren, duke e hedhur për tokë dhe ka tentuar që t’ia marrë armën. Ajo ka arritur që të rezistojë dhe dy kolegët e saj, kanë bërë gjënë e duhur për ta mbrojtur atë. Ata kanë shtënë mbi personi”, ka treguar ministri Le Drian.

Ushtarja e sulmuar sot raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ministri Le Rouxe ka treguar se personi i vrarë sot ka qenë i dyshuar se ka pasur lidhje me një sulm të mëhershëm ndaj policëve, ku një polic ishte plagosur lehtë.

Mediat raportojnë se vëllai dhe babai i personit të vrarë të shtunën në Paris, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, janë shoqëruar në polici dhe po merren në pyetje.

Akoma nuk dihen motivet e këtij sulmi. Ai nga autoritetet franceze është përshkruar si sulm serioz, ndërkaq, zëdhënësi i Minsitrisë së Brendshme ka deklaruar për mediat lokale se ka gjasa që ky sulm të ketë motive terroriste por për një gjë të tillë, sipas tij, sistemi gjyqësor duhet ta sqarojë.

Ekipet e emergjencës dhe forcat e rendit jashtë aeroportit "Orly" në Paris
Ekipet e emergjencës dhe forcat e rendit jashtë aeroportit "Orly" në Paris

Dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar tre apo katër të shtëna.

Trafiku ajror në aeroportin “Orly” është pezulluar dhe të gjithë aeroplanët që janë nisur drejt “Orly”-t janë dërguar për në aeroportin tjetër në Paris, “Charles de Gaulle”.

Ekipet e policisë elite të Francës kanë intervenuar menjëherë në aeroport duke kërkuar për eksplozivë të mundshëm, por nuk kanë gjetur asgjë.

Mediet ndërkombëtare raportojnë se vëllai dhe babai i personit të vrarë të shtunën në Paris, janë marrë në pyetje nga Policia.

Autoritetet franceze ende nuk e dinë se cili është motivi i këtij sulmi.

Franca është ende në gjendje emergjente pas një serie sulmesh terroriste që ndodhën që prej janarit të 2015. (REL)

XS
SM
MD
LG