Ndërlidhjet

Papa Françesku do të vizitojë Egjiptin


Papa Françesku

Papa Françesku do të vizitojë Kajron më 28 dhe 29 prill. Vizita e Papës në Egjipt bëhet me ftesën e presidentit të Egjiptit dhe imamit të xhamisë Al-Azhar në Kajro, ka thënë Vatikani.

Papa në muajin maj kishte pritur në Vatikan, imamin e madh të Kajros, Ahmed al-Tayeb.

Ky takim u pa si një përmirësim i marrëdhënieve, pasi ato ishin prishur për shkak të një serie të hapave të ndërmarra nga paraardhësi i Françeskut, Papa Benedikti XVI.

Papa Françeku e ka bërë temë kryesore të papati të tij dialogun ndërfetar.

XS
SM
MD
LG