Ndërlidhjet

Forcat irakiane përparojnë në Qytetin e Vjetër të Mosulit


Mosul
Mosul

Forcat irakiane kanë përparuar drejt Qytetit të Vjetër të Mosulit, ku janë duke zhvilluar beteja të ashpra me militantët e Shtetit Islamik,

Forcat irakiane, që mbështeten nga koalicioni i sulmeve ajrore që e udhëheq SHBA-ja, kanë nisur operacionin për rimarrjen e Mosulit Perëndimor në muajin shkurt.

Pjesën lindore të qytetit, trupat qeveritare arritën ta marrin nën kontroll gjatë janarit.

Zëdhënësi i forcave elite për reagim të shpejtë, Firas al-Zuwaidi, ka thënë se forcat qeveritare janë afër xhamisë Al-Nuri.

Kjo xhami ka një simbolikë të rëndësishme sepse aty lideri i grupit militant Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi shpalli të ashtuquajturin kalifat më 2014.

Forcat irakiane kanë arritur të marrin disa pozicione kyçe në Mosulin Perëndimor, përfshirë aeroportin, stacionin e trenit dhe selitë e qeverisë krahinore.

Pavarësisht këtyre fitoreve, moti i keq ka bërë që ndihma ajrore e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, të ndërpritet.

Po ashtu, betejën në Qytetin e Vjetër të Mosulit, i cili është shumë i populluar, po e bëjnë më të vështirë edhe rrugët e ngushta dhe gjarpërore, që po pamundësojnë kalimin e makinave të blinduara.

XS
SM
MD
LG