Ndërlidhjet

Rebelët sirianë largohen nga Homsi


Homs, foto arkiv

Rebelët sirianë dhe familjet e tyre janë duke u larguar nga bastioni i tyre i fundit në qytetin e Homsit. Evakuimi po ndodhë në bazë të marrëveshjes të mbështetur nga Rusia.

Autobusët kanë nisur transportimin e njerëzve nga qarku al-Wair.

Guvernatori i Homsit, Talal Barazi ka thënë se pret që 1,500 persona, përfshirë edhe të paktën 400 rebelë, të largohen sot nga zonat e kontrolluara nga opozita, në verilindje të Alepos.

Në bazë të marrëveshjes për evakuim, besohet se 10,000 deri 15,000 rebelë dhe civilë do të evakuohen në javët e ardhshme.

Homs, është ndër qytetet e para që në vitin 2011 nisin kryengritjen kundër presidentit sirian Bashar al-Assad. Qeveria ka arritur që të marrë nën kontroll të gjitha pjesët e këtij qyteti, përveç qarkut al-Wair.

Qarku al-Wair, vlerësohet se është shtëpi e 75,000 personave të cilët kanë qenë nën rrethim nga forcat qeveritare siriane që prej vitit 2013.

XS
SM
MD
LG