Ndërlidhjet

Raportohet se Sisi do të takohet me Trumpin në Uashington


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Gazeta shtetërore e Egjiptit, Al-Ahram thotë se presidenti Abdel Fattah el-Sisi do të vizitojë Uashingtonin në fillimit të prillit, për tu takuar me presidentin Donald Trump.

Në artikullin e publikuar sot në gazetë, thuhet se vizita e Sisit do të bëhet me ftesë të presidentit amerikan.

Kjo do të jetë vizita e parë e Sisit në Shtetet e Bashkuara që prej se ai është zgjedhur president më 2014. Ai u zgjodh president, një vit pasi Muhammad Morsi u rrëzua nga pushteti.

Një prej temave të mundshme të diskutimit mund të jetë edhe krijimi i aleancës ushtarake arabe, për të luftuar ndikimin e Iranit në rajon.

Më 15 shkurt, The Wall Street Journal, duke cituar disa zyrtarë të Lindjes së Mesme, ka raportuar se administrata e Trumpit është në bisedime me aleatët arabë për formimin e një aleance, që do të ndanin inteligjencën dhe kjo aleancë do të përfshinte Egjiptin, Jordanin, Arabinë Saduite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

XS
SM
MD
LG