Ndërlidhjet

Mijëra irakianë largohen nga Mosuli për shkak të luftimeve të ashpra


Irakianët largohen nga perëndimi i Mosulit
Irakianët largohen nga perëndimi i Mosulit

Mijëra irakianë janë duke u larguar nga Mosuli Perëndimor teksa forcat qeveritare janë duke zhvilluar luftime të ashpëra me militantët e Shtetit Islamik, në afërsi të një xhamie në Qytetin e Vjetër.

Zyrtarët kanë thënë se forcat irakiane janë duke u ballafaquar me një rezistencë të fortë të IS-it.

Ata janë të fokusuar për të marrë nën kontroll xhaminë Al-Nuri, ka thënë Gjenerali Raed Chaker. Raportohet se trupat qeveriare kanë arritur të marrin dy lagje që gjendet në Qytetin e Vjetër të Mosulit.

Furnizimi me ushqim dhe ujë të pjshëm vazhdon të jetë i pakët. Shumë banorë janë parë duke u larguar për në vende të sigurta për shkak të luftimeve.

Vlerësohet se 75 mijë civilë janë në Mosulin Perëndimor dhe 2 mijë luftëtarë të IS-it.

XS
SM
MD
LG