Ndërlidhjet

Në Rusi do të zhvillohen bisedime për situatën në Afganistan


Afganistan, foto nga arkivi
Afganistan, foto nga arkivi

Rusia planifikon që më 14 prill të organizojë bisedime ndërkombëtare për konflitin në Afganistan.

Kështu i ka thënë Shërbimit për Afganistanin të Radios Evropa e Lirë, këshilltari për siguri kombëtare i presidentit afgan, Hanis Atmar. Ai ka thënë se në këtë takim do të marrin pjesë 12 shtete, përshirë këtu Shtetet e Bashkuara dhe pesë ish-republikat sovjetike janë ftuar po ashtu të marrin pjesë.

Atmar, megjithatë, ka theksuar se asnjë “ftesë” nuk u është dërguar talibanëve.

“Nuk ka marrëveshje për pjesëmarrjen e talibanëve në çfarëdo konference”, ka thënë Atmar, duke shtuar se konferenca në Rusi është “takim mes shtetesh”.

Moska në shkurt ishte organizuar bisedime për situatën në Afganistan ku morën pjesë përfaqësues të Afganistanit, Kinës, Indisë, Pakistanit dhe Iranit.

SHBA më 2001 rëzoi nga pushteti regjimin taliban në Afganistan.

XS
SM
MD
LG