Ndërlidhjet

Hoxhaj dënon sulmin ndaj autobusit të Kosovës në Serbi


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashmte të Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar sulmin ndaj një autobusi që barte udhëtarë nga Kosova, që është sulmuar teksa po kalonte nëpër Serbi.

Hoxhaj ka thënë se këto sulme janë bërë sistematike.

“E dënoj fuqishëm sulmin vandal ndaj qytetarëve të Kosovës të cilët po udhëtonin në Serbi. Këto sulme janë duke u bërë sistematike dhe askush nuk po dënohet”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Nga sulmi në autobusin që ishte nisur nga Prishtina për në Vjenë nuk raportohet për persona të lënduar.

XS
SM
MD
LG