Ndërlidhjet

Përkundër mospajtimeve, SHBA dhe Kina shprehen për bashkëpunim


Xi Jinping (djathtas) dhe Rex Tillerson gjatë takimit të djeshëm në Pekin të Kinës

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping, kanë shprehur përkushtim për të synuar bashkëpunim më të madh, përkundër mospajtimeve lidhur me Korenë Veriore dhe çështjet e tjera.

Ky takim i nivelit më të lartë ndërmjet zyrtarëve të dy vendeve, prej inaugurimit të presidentit, Donald Trump, në muajin janar, u bë dje në Pekin, vetëm disa orë pasi Koreja Veriore njoftoi se e kishte kryer testin e një makine të re raketore, ndërsa lideri i këtij vendi, Kim Jong Un, e lavdëroi “lindjen e re” të industrisë së raketave në këtë vend.

Para testit raketor verikorean, zoti Tillerson pat tërhqeur vërejtjen se tensionet rajonale janë në “nivel të rrezikshëm”.

Kina ishte e zemëruar nga presioni i Uashingtonit për të ndikuar në Korenë Veriore, që ta kufizoj prograin e saj atomik dhe raketor, dhe ashpër e pat kritikuar vendimin e SHBA-ve për ta vendosur sistemin e mbrojtjes raketore në Korenë Jugore.

Megjithatë, Tillerson dhe Xi kanë shprehur përkushtim për lidhje më të fuqishme ndërmjet dy shteteve.

XS
SM
MD
LG