Ndërlidhjet

Rusi: Është gjetur i vdekur në burg ish-zyrtari i agjencisë së gjithësisë


Ilustrim
Ilustrim

Ish-drejtori ekzekutiv i agjencisë së gjithësisë së Rusisë, Vladimir Yevdokimov, është gjetur i vdekur në qelinë e tij në një burg, me plagë nga therrja.

Një komitet i mbikqëyrjes publike të burgut tha sot se para një muaji personi Yevdokimov ishte dërguar në një dhomë pa sistem të kamerave.

Ky person ishte arrestuar në muajin dhejtor të vitit të kaluar, i dyshuar për vjedhje dhe ishte dërguar në paraburgim në Moskë.

Komiteti Hetues i Rusisë e ka hapur rastin penal lidhur me dyshim për vrasje, pasi trupi i tij është gjetur pardje në qeli, në të cilën ishin edhe 11 të burgosur të tjerë.

XS
SM
MD
LG