Ndërlidhjet

Komisioneri Hahn të martën viziton Maqedoninë


Komisioneri i BE-së për zgjerim, Johannes Hahn do të vizitojë të martën Maqedoninë, në një tjetër përpjekje për të ndihmuar zgjidhjen e krizës politike, e cila e ka lënë Maqedoninë pa qeveri të ri, që prej zgjedhjeve të dhjetorit.

Grupi i quajtur “Për Maqedoninë e Bashkuar”, që mbështetë agjendën e partisë nacionaliste VMRO-DPMNE, të Nikola Gruevskit, ka thirrur protesta para zyrës së misionit të BE-së në Shkup, gjatë vizitës së Hahn.

Grupi thotë se dëshiron t’i dërgojë një “mesazh të qartë Hahnit”, se kundërshtojnë formimin e qeverisë e cila “rrënon karakterin unitar” të Maqedonisë. Ky grup thotë se një gjë e tillë bëhet nëse zyrtarizohet gjuha shqipe.

Tri parti shqiptare kanë kërkuar që gjuha shqipe të bëhet gjuha e dytë zytare. Ata e kanë vënë këtë kusht për çdo marrëveshje koalicioni.

Lideri i VMRO-s, Nikola Gruevski ka refuzuar këtë kërkesë. Ndërkaq, lideri socialdemokrat Zoran Zaev dëshiron që të formojë qeverinë me partitë shqiptare dhe të zyrtarizojë gjuhën shqipe.

Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov ka refuzuar që t’ia jap mandatin Zaevit për të formuar qeverinë, ndonëse ai ka dëshmuar se e ka shumicën parlamentare.

Ivanov thotë se çështja e gjuhës shqipe është përpjekje për të shkatërruar pavarësinë e Maqedonisë.

XS
SM
MD
LG