Ndërlidhjet

Rusia thërret në bisedë ambasadorin izraelit për sulmet ajrore në Siri


Kremlini, foto nga arkivi
Kremlini, foto nga arkivi

Ministria e Jashtme ruse më 20 mars e ka thirrur amabasadorin e Izraelit për t’i shprehur shqetësimet lidhur me sulmet ajrore që ndodhën afër forcave ruse javën e kaluar, në afërsi të qytetit sirian të Palmirës.

Zëvendësministri i jashtëm rus, Mikhail Bogdanov ka thënë se ambasadori Gary Koren është thirrur më 17 mars dhe “është pyetur” për sulmet ajrore. Ministria “ka shprehur shqetësimet” me aksionet e ndërmarra në afërsi të vendit ku gjendeshin trupat ruse, ka thënë ai.

Rusia dhe Izraelin kanë vendosur një komunikim për të shmangur përplasjet ajrore mbi Siri. Bogdanov ka thënë se Moska “dëshiron që ky kanal të punojë në mënyrë më efektive”, që të sigurohet që të mos ndodhë asnjë keqkuptim.

Avionët luftarakë të Izraelit kanë kryer disa sulme ajrore më 17 mars në Siri.

XS
SM
MD
LG