Ndërlidhjet

Pakistani ka rihapur dy pikëkalime kuftiare me Afganistanin


Pikëkalimi kufitar në Chaman

Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif ka urdhëruar që të ripahen dy pikëkalimet kufitare me Afganistanin, duke e quajtur “gjest i vullnetit të mirë”.

Mbyllja e kufinjve më 16 shkurt, la të bllokuar qindra mijëra njerëz në dy pikëkalimet kryesore në Torkham dhe Chaman.

Pakistani mbylli pikëkalimet kufitare me Afganistanin, pasi më shumë se 130 persona u vranë në një seri të sulmeve të kryera nga militantët, për të cilat, Islamabadi thotë se kanë ardhur nga Afganistani.

Afganistani hedh poshtë këto pretendime.

XS
SM
MD
LG