Ndërlidhjet

IS merr përgjegjësinë për sulmin në Bagdad


Sulmi i së hënës në Bagdad

Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së hënës me makinë bombë në Bagdad, ku u vranë 27 persona.

Përmes një deklarate të postuar online, vetëm pak orë pas sulmit, IS-i ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se një militant ka parkuar makinën e cila ishte e mbushur me eksplozivë, në zonën komerciale të Bagdadit, në lagjen Amila, e cila është e banuar me shiitë, raporton AP.

Më herët, zyrtarët irakianë e kanë përshkruar këtë sulm si sulm vetëvrasës.

Autoritetet në Irak kanë thënë se nga sulmi kanë mbetur të plagosur 45 persona, ndërkaq edhe 5 të tjerë, që prej sulmit, konsiderohen të zhdukur.

Në muajin shkurt, nga një sulm me makinë bombë në Bagdad, u vranë të paktën 59 persona dhe u plagosën 66 të tjerë.

XS
SM
MD
LG